Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Trajneri Challandes: Lojtarët gati të vdisnin në fushë, do luftojmë deri në fund
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes vlerësoi paraqitjen e futbollistëve kundër Çekisë. Kosova ndodhet në vend të parë në Grupin A, por tekniku zviceran tha pas takimit se deri në përfundim të fazës kualifikuese të Euro 2020, skuadra e tij do të luftojë fort.
“Ishte karakteri i ekipit. Ne pësuam gol, por ekipi nuk u dorëzua dhe lojtarët ishin të gatshëm të vdisnin në fushë. Ishte një performancë e jashtëzakonshme e ekipit.
Nuk dua të flas momentalisht për vendin e parë, do të luftojmë deri në fund. Ne do të luajmë ndaj Anglisë, e Malit të Zi e në fund ndaj Çekisë. Nuk mund të them se ndeshja ndaj Malit të Zi do të jetë vendimtare, por ne duhet të fitojmë atë ndeshje. Duhet të mbajmë këmbët në tokë. Është një vazhdimësi shumë e mirë (me 15 ndeshje pa humbje) dhe duhet ta uroj ekipin”, tha Challandes.
Ndërkohë që edhe protagonistët e këtij suksesi dhanë mendimin e tyre për takimin.
“Besoj që ne jemi ekip dhe të gjithë po luftojmë bashkë. Kjo që fituam këtu është shumë lojë e rëndësishme, besoj që e kemi dhënë maksimumin. Është bërë lajm Kosova sepse jemi disa ndeshje pa humbje, edhe njëjtë do të luajmë me Anglinë, është bërë e madhe dhe të gjithë më kanë pyetur për atë ndeshje”.
Mërgim Vojvoda
“Sot treguam sa jemi të lidhur mes vete, treguam sa shumë fuqi kemi dhe sa jemi rritur këto 3 vjet. Ne jemi Kosovë, jemi shtet i vogël që po rritet. Duhet besuar në këtë ëndërr. Me Anglinë do të jetë shumë vështirë por duhet ta kemi gjithë këtë pozitivitet”.
Amir Rrahmani
“Të gjithë lojtarët e kemi dhënë maksimumin. Kam thënë gjatë gjithë kohës që do ta japim maksimumin. Çekia është super ekip, as ne nuk kemi besuar që do të luajmë kështu. Edhe ne mund të konkurrojmë me ta. Ju e dini që do të jetë e vështirë, ne do të luftojmë për rezultat pozitiv, ju premtoj që do të japim maksimumin. Anglia ka fituar me Çekinë 5:0 dhe është kandidat për vend të parë”, ka thënë Rrahmani.
Vedat Muriqi
“Nëse vazhdojmë kështu, ëndrrat tona do të bëhen realitet. Sa herë vijmë këtu, për shtetit, luajmë edhe më mirë. Unë dhe të tjerët në fushë jemi në gjendje ta lëmë edhe shpirtin. Sfida me Anglinë? Do të luajmë 100% pavarësisht me kë luajmë. Do të luajmë me një vend të madh, do të jetë lojë edhe më e vështirë. Edhe atje besoj se do të na përkrahin fansat tanë. Shpresojmë të marrim 1 pikëshin ose 3 pikëshin”.
Florent Muslija
“Jam shumë i gëzuar për debutimin tim. Kemi dhënë maksimumin sot. Është ndeshja ime e parë, është moment që kurrë nuk kam me harruar”