
Flash News
Rama shënjestron sërish prokuroren Shkodrës: Gjeli hartoi ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht: Betejën ligjore do e vazhdoj në Strasburg
U kërcënua me kallëzim nga Rama, prokurorja e Shkodrës letër KLP-së: Reagoni për sulmet politike
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

Fitim Zekthi
Pas revolucionit të karafilave në Portugali në vitin 1974, por sidomos pas rënies së komunizmit në vitin 1990, një valë entuziazmi përfshiu studiuesit e shkencave sociale mbi përhapjen masive të demokracisë kudo në botë.
Në fakt, të dhënat empirike (raporti i Freedom House) tregonin se nga viti 1974 numri i vendeve në të cilat mbaheshin zgjedhje shumëpartiake ishte rritur nga 42 në 118. Megjithatë, mbi shumëkënd kishte mjaft dyshime mbi ecurinë e demokracisë në këto vende. Rajone të tëra si ish-republikat sovjetike, Europa Lindore, Afrika subsahariane, Amerika Latine, Afrika Perëndimore, vende të Azisë së Mesme dhe të Largët etj., vazhdonin me këmbëngulje të shfaqnin forma nga më të ndryshmet të autoritarizmit, despotizmit dhe fasadës demokratike.
Duke huazuar një metaforë të Marksit (që shkroi te Manifesti se "mbi Europë po endet fantazma e komunizmit"), Andreas Schedler, një politolog shumë i rëndësishëm austriak, thotë se në vendet në zhvillim po endet fantazma e autoritarizmit elektoral. Schedler është i pari që përdor termin 'autoritarizëm elektoral' për të përshkruar një lloj autoritarizmi të ri, që po lind në shumë vende.
Për të thënë të drejtën, dhjetëra sociologë dhe politologë kanë shkruar gjatë mbi autoritarizmin, duke veçuar tek ai nuanca të ndryshme nga një vend në tjetrin. Problemi me autoritarizmin elektoral është se ai po shihet si fenomen në vende që dikur kanë qenë demokraci elektorale, domethënë vende në të cilat mbaheshin zgjedhje të lira dhe të ndershme, por shteti i të drejtës kishte shumë probleme, korrupsioni ishte i zhvilluar, nuk funksiononte mirë parimi i kontrollit dhe drejtpeshimit (check and balance) për ndarjen e pushteteve etj.
Autoritarizmi elektoral zhvillon zgjedhje shumë partiake, ndjek procedura ligjore të mira, lejon konkurencën, por zgjedhjet janë instrument i autoritarizmit dhe jo instrument i demokracisë. G. Bingam Powell, një profesor në Yale, thotë se zgjedhjet janë dhe duhet të jenë instrument demokracie, ato pritet ta përmirësojnë funksionimin e saj dhe të shtetit të së drejtës.
Zgjedhjet në një autoritarizëm elektoral, jo vetëm që nuk prodhojnë më shumë demokraci, por ato prodhojnë më shumë autoritarizëm. Hija e fantazmës që endet në vendet në zhvillim duhet të merret seriozisht, thotë Schedler, edhe nga ata që nuk besojnë në krijesa të tilla.
Shqipëria, në fakt, e ka kaluar tashëm këtë fazë. Ne jemi sot në një pikë shumë më të avancuar. Qeveria e kryeministrit Rama ka mbajtur tri palë zgjdhje që kur erdhi në pushtet. Nga momneti i parë u pa e qartë se trajektorja e një autoritarizmi elektoral do të ishte hija e re e Shqipërisë ose maska që do të mbulonte regjimin e ri. Në vitin 2015 zgjedhjet lokale sollën kandidatë që u thirrën të kandidonin vetëm për shkak të përvojave të tyre krejtësisht apolitike apo antipolitike në bashkitë e Kavajës, Laçit, Krujës etj.
Pas këtyre zgjedhjeve vijnë zgjedhjet në Dibër. Ato të famshmet e përgjimeve të publikuara nga Bild. Në të vërtetë, nga pikëpamjha formale zgjedhjet lokale ndoqën procedura të pranueshme, lejuan konkurencë. Opozita kishte të drejtë të kishte kandidatë, kishte të drejtë, si edhe më parë, të kishte rol në numërimin e votave dhe në kontrollin e procesit zgjedhor.
Këto zgjedhje bënë të mundur që të instalohej qetësisht një mekanizëm i cili mund t'i mundësojë partisë në pushtet fitoren e zgjedhjeve kurdo që ajo t'i mbajë. Të gjithë treguesit e një 'autoritarizmi elektoral' u vunë re në to. Ndërsa për zgjedhjet në Dibër është e tepërt të flitet. Zgjedhjet e dyta të mbajtura nga kryeministri Rama janë ato të vitit 2017. Këtu autoritarizmi elektoral ka marrë formën tipikisht të vendeve të Afrikës Subsahariane ose të vendeve të tilla si Hondurasi, Guatemala, Haiti etj. Në këto zgjedhje, sigurisht që opozitës i lejohet të kandidojë, ka konkurencë e cila është krejtësisht e lejuar formalisht (pasi mekanizma si paraja dhe kontrolli i mediave, përfshirja e krimit në blerje votash nuk mund të lejojë kurrë konkurencë të lirë). Madje pas katër muajsh proteste në çadër në Bulevard, opozitës iu dhanë edhe disa ministria dhe disa agjensi qeveritare në mënyrë që "konkurenca" të ishte e qartë, në mënyrë që formalisht të ndiqeshin të gjitha procedurat e mira të mbajtjes së një procesi zgjedhor. Në fakt ashtu ndodhi. Formalisht u ndoqën të gjitha procedurat "e mira".
Por, një autoritarizëm elektoral sjell domosdo shkatërrim të demokracisë. Nga ajo kohë gjërat kanë shkuar më keq. Ministri i Brendshëm Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkomëbtar droge nuk arrestohet, ministri tjetër i Brendshëm largon vëllain e akuzuar për trafik droge nga Shqipëria, pa lejuar që ai të hetohet nga Prokuroria; emërohet në mënyrë antikushtetuese një prokurore e Përgjithshmë e përkohshme; shkatërrohet Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese; askush nuk do t'ia dijë për të drejtat e njeriut; prishen godina ose shtëpi dhe njerëzit nuk dëmshpërblehen; hidhet gaz lotsjellës në familje; arrestohen kryetarë partish dhe qytetarë për protesta; qeveria përfshihet nga skandale korrupsioni etj.
Zgjedhjet e treta janë ato që u mbajtën në 30 qershor të këtij viti. Në këto zgjedhje 'procedurat e mira' nuk u ndoqën më as formalisht, opozita nuk pati rol në numërim apo në kontrollin e procesit, asaj iu ofrua e drejta e kandidimit, por "konkurenca" tashmë u zhduk plotësisht. Qeveria u përpoq, në mënyrë që të jetë në rregull me "procedurat formale" të caktojë një opozitë që merr pjesë në zgjedhje dhe konkuron me qeverinë.
Pa u zgjatur shumë, mënyra se si u mbajtën këto zgjedhje, por edhe mënyra se si janë mbajtur zgjedhjet e vitit 2017 apo edhe 2015, tregon se vetëm instrument demokracie nuk janë. Ato janë tashmë vetëm një instrument formal i mbajtjes së pushtetit.
Rreth 150 vjet më parë, John Stuart Mill pa si shqetësimin më të madh që mund të prodhonin zgjedhjet pikërisht qeverinë jo-përfaqësuese, dhe kjo për shkak të autoritarizmit i cili i bën zgjedhjet një instrument pushteti jo-legjitim (edhe kriminal) dhe jo instrument demokracie. Do të ishte e turpshme që të pranohej se kryetarët e bashkive, në Tiranë apo në Durrës, në Lezhë apo në Elbasan, në Vlorë apo Korçë për të cilët ka votuar rreth 10 apo 15 përqiund e trupës votuese, të quhen përfaqësues të qytetarëve. Në zgjedhjet e kaluara kanë marrë pjesë në zgjedhje rreth 50 përqind e trupës votuese dhe kjo shifër është cilësuar si e mjaftueshme për të prodhuar zyrtarë përfaqësues, por jo 15%.
Po ashtu, qeveria e dalë nga zgjedhjet e vitit 2017, zgjedhje të cilat janë vërtetuar se janë mbajtur nën ndikimin e parasë, të zyrtarëve si Dako që ka krijuar aleanca me grupe të krimit, me zyrtarë si Tahiri, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge etj., nuk mund të quhet qeveri përfaqësuese.
Tre autorë të njohur (Guy Hermet, Richard Rose, Alain Rouquie) që studiuan zgjedhjet në dhjetëra vende në vitet ’70, shkruajnë në librin e famshëm “Votime pa zgjedhje” se autoritarizmi apo despotizmi gjenden kudo ku fituesit përcaktohen nga shkathtësia apo manovrat e qeverisë dhe jo nga preferenca e publikut. Te ne qeveria as që e ka shqetësim se duhet të zgjidhet nga preferencat e publikut. Shkathtësia apo manovrat e saj, për të cilat flasin autorët, janë paraja, krimi, blerja e votave, kandidimi i gangsterëve etj.
Më pas, ashtu siç autoritarizmi ushqen këto lloj zgjedhjesh, po ashtu këto zgjedhje ushqejnë autoritarizmin. Kjo lloj bashkëjetese vjen dhe bëhet aq e thellë, sa nuk ka asnjë ndarje mes politikes dhe apolitikes, mes botës së krimit dhe korrupsionit dhe botës së përfaqësuesit politik të njerëzve. Kjo është një gjendje e tëhuajësuar e qeverisjes dhe e politikës si ajo e punonjësit të bankës te 'Metamorfoza' e Franz Kafkës i cili u kthye në kandërr. Ai, ndonëse ishte bërë kandërr, mendonte si njeri dhe përpiqej të reagonte në mënyrën që reagojnë njerëzit. Mirëpo kjo ishte e pamundur dhe ai vdiq, ose kandrra ngordhi, pasi në këtë bashkëjetese nuk mund të fitonte asnjëri dhe as tjetri, por do të humbnin të dy. 'Qeveria Rama' është saktësisht kjo kandërr. Politika ka dalë plotësisht nga binarët e normales dhe ka pësuar këtë transformim.
Të fundit


Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë
11 Korrik 2025, 10:14
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2025, 10:03
Pas shkarkimeve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët
11 Korrik 2025, 09:42


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51