Flash News

KRYESORE

Tristan Thompson vazhdon me komente romantike për ish-të dashurën, por Khloe nuk ia "var"

Pas dy tradhtive të bujshme (të bëra publike), Tristan Thempson vulosi marrëdhënien me Khloe Kardashian. Bashkë ka një vajzë, True, por ajo nuk e ka gëzuar shumë praninë e babit pasi vetëm disa javë para se të vinte në jetë, u zbulua skandali i tradhtisë. Çka e bëri Khloe-n të sillte në jetë vajzën para kohe.

Më pas, Khloe i dha një mundësi të dytë Tristan-it edhe për hir të vajzës së tyre, por ai 'goditi' edhe më fort sepse e tradhtoi me mikeshën e ngushtë të Kylie, e cila ishte dhe shoqe me Khloe-n, me Jordyn Woods.

Pas kësaj, Khloe shkëputi çdo marrëdhënie me Tristan, por këtij si duket "i kanë ardhur mendtë".

Por me vonesë.

Vazhdimisht, Tristan bën komente romantike tek profili i Khloes. Ka shkuar i paftuar në organizimet që bëjnë Kardashianët për True-n. Dje vazhdon sërish me komente.

Me pak fjalë, nuk po i shqitet.

Së fundmi ai ka komentuar në një nga fotot e Khloe-s një emoji kurore dhe disa zemra. Por ish- e dashura e tij ka vendosur të bëjë rezistencë dhe nuk i ka komentuar.

Të fundit