Flash News

KRYESORE

Trump: Joe Biden të bëjë testin e drogës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar sot që kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden të testohet për drogë përpara debatit që do të mbajnë ditën e martë.

Këtë kërkesë e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se  edhe ai vetë do të pranonte një test droge nëse e pranon joe Biden.

“Unë do të kërkoj me forcë një test  droge për gjumashin Joe Biden para ose pas debatit të martën në mbrëmje. Natyrisht edhe vetë pranoj ta bëj“- shkruan Trump.

Kujtojmë se edhe më parë Trump ka kërkuar që kandidatët të testohen për praninë e drogës para debateve parazgjedhore.

Të fundit