Flash News

KRYESORE

Turizmi mjekësor/ Problemet shëndetësore që të huajt zgjedhin t'i kurojnë në Shqipëri

Turizmi shëndetësor është një prej formave dhe potencialeve të shumta të turizimit. Shqipëria konkurron me çmime të favorshme jo vetëm në trajtimet shëndetësore, por edhe në gjithçka tjetër që i nevojitet një të huaji për të përmbushur një paketë të mirë qëndrimi dhe rehabilitimi të këndshëm disaditor.

Me eksperiencën dhe përshtypjet më të mira për trajtimin shëndetësor cilësor, pacientët e huaj kanë shprehur vlerësimet e tyre për standartet e larta të ofruara. Zonja Feldmann, paraqitet në spitalin Hygeia direkt nga Berlini dy ditë pas frakturës që kishte pësuar. Diagnoza ishte ‘frakturë maleolit lateral’ në këmbën e djathtë.

Pacientja është operuar për frakturën në muajin shkurt të vitit 2018 dhe pas ndërhyrjes, rikthehet për kontrollet e rradhës. Edhe pse me mundësi të shumta zgjedhje, pacientja riparaqitet përsëri në spitalin Hygeia, një vit më pas, për të hequr materialet e sintezës.

Në Departamentin e Ortopedisë Hygeia, sajë profesionalizmit të mjekëve kirurgë ortopedë, teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore që ky Spital disponon, diagnostikohen dhe trajtohen me shumë sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike përfshirë edhe të gjitha llojet e frakturave të cilat realizohen me metodat nga më bashkëkohoret, ato miniinvazive endoksopike, të cilat ofronë garanci më të lartë dhe kohë rekuperimi të shkurtër për pacientin, dhe si të tilla mund të përmendim:

  • Fiksime të frakturave të eshtrave të gjata nëpërmjet shtifteve intramedulare
  • Trajtime të traumave sportive me teknologji te avancuar si psh:

Kirugjia e gjurit:

  • trajtime bashkëkohore të menisqeve nëpërmjet qepjes, apo zëvëndësime protetike të tyre (në rast se nevojitet)
  • trajtime bashkëkohore në dëmtimet e ligamenteve të gjurit;
  • riinserim i LCA-së, si teknika më innovative për riparimin e tij ose ➖ligamentoplastika nëpërmjet teknikës Anatomical Repair

Për kirurgjinë e supit:

  • Riparime endoskopike të tendinave të manshetës rotatore dhe fiksime të tyre me teknika të avancuara Double Roë (me dy rradhë).
  • Endoprotezime të këllkut (coxaefemoral) me protezat më cilësore në rang botëror (Smith & Nepheë – R3, Zirkonium, Polarstem) si dhe ato të gjurit (Genesis 2)

Për më tepër informacion apo për të rezervuar takimin tuaj me mjekët ortopedë të Spitalit Hygeia Tiranë kontaktoni: 04 23 90 000

Të fundit