Flash News

KRYESORE

Tusk përsërit nga Strasburgu: Refuzimi i Shkupit dhe Tiranës ishte e gabuar, liderët shpresoj të jenë në unanimitet në maj 2020

Tusk përsërit nga Strasburgu: Refuzimi i Shkupit dhe Tiranës

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka përsëritur sërish se refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte një gabim, në samitin e 17-18 tetorit në Bruksel.

Gjatë raportimit në Strasburg mbi raportin e Këshillit Evropian të javës që shkoi, Tusk u ndal edhe te çështja e nisjes së bisedimeve për zgjerim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se liderët e BE nuk e gjetën dot unanimitetin e nevojshëm dhe shpreson që këtë gjë ta mundësojnë në samitin e Zagrebit në maj 2020.

“Siç e pamë, nuk u arrtit unanimiteti i kërkuar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në opinionin tim është diçka e gabuar, ua kam thënë edhe liderëve të BE këtë gjë.

Me ta kam qenë më direkt. Shpresoj që të gjithë liderët të jenë në unanimitet të plotë para samitit të Zagrebit në maj 2020”, u shpreh Tusk.

Të fundit