Flash News

KRYESORE

U akuzua për korrupsion, ish presidenti i Brazilit lirohet pas 18 muajsh nga burgu

U akuzua për korrupsion, ish presidenti i Brazilit lirohet pas 18 muajsh

Ish presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva është liruar pas më shumë se 18 muajsh burg.

Ish-lideri i krahut të majtë, i njohur si Lula, u prit me duartrokitje të fortë nga turma e mbështetësve ndërsa dilte nga burgu të premten.

Ai u mbajt në një burg në qytetin e Curitibas pas akuzave për korrupsion.

Një gjykatës urdhëroi lirimin e tij pas një vendimi të Gjykatës Supreme që të pandehurit të burgoseshin vetëm nëse ata i kanë shteruar opsionet e tyre të apelit.

Lula është njëri prej disa mijëra të dënuarve që mundën të përfitonin nga aktvendim.

Ish-presidenti 74-vjeçar, i cili drejtoi Brazilin nga viti 2003 deri në 2010, shihet si një ikonë e së majtës në vend. Ndërsa doli nga burgu, ai ngriti grushtin lart si shenjë fitorje.

Të fundit