Flash News

KRYESORE

U bashkua me protestuesit tek ‘Astiri’, Veliaj ironizon Lubonjën: Tragjikomedia e kohëve tona

U bashkua me protestuesit tek ‘Astiri’, Veliaj ironizon

Kryetrari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar me deputetin Klevis Balliu dhe analistin Fatos Lubonja, i cili mbrëmjen e sotme ju bashkua protestës së banorëve të Astirit.

Veliaj e cilësoi si tragjikomedia e kohëve tona ku tha se ish i persekutuari analist me persekutorin e vet mbrojnë ndërtimet pa leje.

“Kur shikoj që ata që ulërasin më shumë për etër dhe bij janë ata që babi në kohë të Enverit dhe djali tani në këtë kohë bëjnë gjithë Tiranën vërdallë. Ajo që pashë sot është sesi ish i persekutuari analist me persekutorin e vet për të mbrojtur ndërtimet pa leje. Kjo është tragjikomedia e kohëve tona, për të cilat Tirana nuk ka më kohë për të humbur”, u shpreh Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”.

 

Të fundit