Flash News

KRYESORE

U nda nga jeta parakohe, deputeti i PS dedikim prekës për vëllain e Dritan Lelit: Me kujtohet kur mu shfaqe në mes të Vjenës

Deputeti i PS, Fate Velaj ka postuar në rrjetet sociale një dedikim prekës në kujtim të Eduard Lelit, biznesmeni i njohur në Vlorë, njëherësh kreu i Bashkisë, Dritan Leli.

Biznesmeni Leli humbi jetën parakohe pas një sëmundje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Mes rreshtash, Velaj kujton ditën kur u takua me të në mes të Vjenës, tek i cili do të linte gjurmë të pashlyera.

“Në jetë, ka momente kur, një ngjarje, bëhet sebep i një ritakimi të madh. Mua më kujtohet ai 3 Maj 2004 kur, një shok i fëmijërisë, mu shfaq në mes të Vjenës dhe, nga makina e tij, shkarkoi vepra arti për të paraqitur Vlorën nën titullin “Nga bluja e Jugut”.

Ashtu siç e mbaja mend.

I pashëm.

Plotë humor e ku, nga bebja e syrit, si atëherë, i dilte ajo xixa e vezulluese e që ta mbante shikimin qepur për të gjetur tek drita e saj, optimizmin”, shkruan ndër të tjera deputeti.

 

Të fundit