Flash News

KRYESORE

Vajzat Josifi i mbanin emrin në shënime; pastori i njohur përplaset gazetarin

Vajzat Josifi i mbanin emrin në shënime; pastori i njohur

Gazetari i Top Channel, Andi Bora, ka debatuar me pastorin e njohur Akil Pano përsa i përket ngjarjes së Kombinatit. Shkak i këtij debati u bën disa shënime të vajzave të treguara nga ana e gazetarit që mbanin emrin e pastorit.

Pastori ka mohuar të njoh personalisht vajzat, duke u shprehur se ska qenë kurrë në Përmet.

Pjesë nga biseda

Bora:  Ka disa shënime nga vajzat që mbajnë emrin tuaj. A i njihni këto vajza? I keni takuar ndonjëherë?

Akil Pano: Jo nuk i njoh. Nuk kam qenë kurrë në Përmet, as për turizëm.

Bora: Shinëmet janë të bëra në vitin 2006.

Akil Pano: Unë që nga viti 2004 kam një emison në radio, nga e hëna deri të premten. Mund ta kenë dëgjuar në radio. Kam një plagë në shpirt kur shikoj që mesazhet e klerikut nuk shkojnë për jetën por shkojnë edhe për të hapur plagë.

“Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëqeqësit e kishës sonë nuk janë njohur personalisht me ne. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave.

Vajzat kanë qenë anëtare e një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të tre vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore. Unë kam marrë kontakte me pastorin dhe nuk kam marrë shumë detaje për largimin e tyre. Nga ky element jam shumë i prekur nga këto detaje, jam i trishtuar. Mesazhi ynë kthehet dhe mesazhe e jo jete. Ato shënime janë aty dhe mund t’i lexojnë të gjithë”, u shpreh pastori.

Të fundit