Flash News

KRYESORE

Vdekja e Nexhmije Hoxhës, ish-i përndjekuri politik: Nuk ka ndjesi kur vdes një xhelate

Vdekja e Nexhmije Hoxhës, ish-i përndjekuri politik: Nuk ka ndjesi kur

Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka reaguar

pas lajmit të vdekjes së Nexhmije Hoxhës, gruas së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Në një lidhje telefonike me studion e News 24, Ndregjoni ka shprehur ndjesitë pas lajmit. Ai pohoi se sot u largua nga jeta një xhelate e shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij ka bërë krime që nuk u dënuan nga qeveritë shqiptare paskomuniste.

Po ashtu ai përmendi edhe librin e saj të fundit “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, libër për të cilin tha se Hoxha ka shfaqur urrejtje për ish-të përndjekurit politikë.

Një ndjesi boshllëku do ta quaja. Kur vdes një xhelate nuk ka ndjesi, por ndihesh shumë i trishtuar kur mbas 30 vitesh pluralizmit politik, 4500 familje kërkojnë eshtrat e njerëzve të tyre dhe kjo klasë politike e papërgjegjshme në vend që ti gjente këto eshtra, i ka lënë këto familjarë në zi. Çdo gjë do ta pranoja, por sigurisht që Nexhmie Hoxha dhe në vitin e fundit të vdekjes së saj me librin e saj fliste me një urrejtje ndaj të përndjekurve politikë. Ndaj çfarë ndjesie mund të kesh për një xhelate.”, -tha ai.

Të fundit