Flash News

KRYESORE

Veliaj takon homologun çek: Bashkëpunim në rritje mes Tiranës dhe Pragës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës,  Erion Veliaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Pragë ku do të marrë pjesë në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së.

Gjatë vizitës Veliaj ka takuar homologun e tij çek. Në fokus të takimit ishte biseda për fushën e sipërmarrjes rinisë dhe kulturës, apo mundësisë për shkëmbimin e përvojave të zbatuara në fushën e politikave mjedisore dhe qyteteve të gjelbra.

Duke falenderuar homologun tij për mikpritjen, Veliaj tha se  Tirana dhe Praga kanë shumë ura lidhëse mes tyre, gjë që e bën edhe më të domosdoshëm rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes tyre.

“Me kryetarin e bashkisë patëm një mundësi fantastike për të folur për urat e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Pragës. Kemi shumë studentë, të rinj, të vjetër, edhe një qytet me përmasa sa të Tiranës dhe një histori fantastike. Besoj se një nga gjërat që mund të mësojmë nga bashkëpunimi me Pragën ka të bëjë me kulturën e start up-eve, me fokusin që është vënë te rinia sipërmarrëse, te rinia që prodhon, te rinia që zhvillon ekonomi”, tha Veliaj.

Të fundit