Vettingu/ U dekretua nga Meta si gjyqtar i Kushtetueses, sot vendimi i Kolegjit të Apelimit për Besnik Muçin        

Ndonëse u dekretua nga presidenti si anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi do të përballet sot me vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

KPA zhvilloi më datë 12.11.2019, ora 12:00, seancën gjyqësore publike për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të datës 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

Bazuar në shkaqet e ankimit, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit paraqiti kundërshtimet e tij mbi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit  të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë sot në orën 11:00.