Flash News

KRYESORE

Video/ Amerikanit i ngacmojnë të dashurën, i qëllon me pistoletë

Video/ Amerikanit i ngacmojnë të dashurën, i qëllon me

Një amerikani nuk i kanë mbajtur nervat kur disa persona i ngacmuan të dashurën. I nervozuar ai nxori pistoletën dhe qëlloi katër persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në Hjuston të SHBA-së, ndërsa policia po kërkon autorin e këtij sulmi.

Pamjet filmike tregojnë se autori dhe e dashura e tij kishin ndaluar në një pikë karburanti, ndërkohë dy persona të tjerë kishin ngacmuar vajzën.

I dashuri, i veshur me rroba të zeza, në fillim debatoi me ta, ndërsa pasi situata u tensionua shkoi te makina dhe nxori armën. Të sulmuarit u hodhën në tokë, ndërsa nga plumbat nuk u dëmtua njeri.

Të fundit