Flash News

KRYESORE

Video/ Bylykbashi i dërgon mesazh Ramës në Bruksel: Data e zgjedhjeve nuk përcaktohet me VKM

Video/ Bylykbashi i dërgon mesazh Ramës në Bruksel: Data e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shprehet se data e zgjedhjeve në Shqipëri bëhet vetëm me dekret të Presidentit të Republikës dhe se vendimet e tij mund të gjykohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Në emisionin Tempora, Bylykbashi i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, që ndodhet në Bruksel se data e zgjedhjeve nuk mund të caktohet me VKM nga Këshilli i Ministrave.

Mirë apo keq zgjedhjet në Shqipëri bëhen me dekret presidencial, nuk bëhen me akte të tjera. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është ajo  gropa e madhe nën themele që po bën zhvendosjen e dheut poshtë themelit, por nuk po mbushet. Tani themeli i ngrehinës parlamentare është thyer. Tani detyrohet Presidenti të luajë rolin e Gjykatës Kushtetuese, sepse po atë ishte aty do ishim duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 1,2,3 arsye.

Dekreti i djeshëm i Presidentit i hoqi Ramës një alibi, që 30 qershori është një datë kushtetuese. 30 qershori nuk është më. Nuk mund të cohet kryetari i një partie i madh apo i vogël dhe të thotë zgjedhjet i caktoj unë. Gjithashtu nuk i cakton dot kryeministri. Kryeministri ka zero zë në kapitullin e manaxhimit të zgjedhjeve. Ka rol ndihmës të rëndësishëm si qeveri për të garantuar një seri infrastrukturash që i duhen zgjedhjeve, por nuk ka rol drejtues dhe vendimarrës. Nuk cakton ai me VKM datën e zgjedhjeve”, deklaroi Bylykbashi.

Në një postim në orët e vona të pasdites, kryeministri Edi Rama insistoi se zgjedhjet do të organizohen me 30 qershor.

https://www.youtube.com/watch?v=s2wEvaX1Y6A

Të fundit