Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Duma-Ramës: Kur populli ngrihet, ulesh ti

VIDEO/ Duma-Ramës: Kur populli ngrihet, ulesh ti

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka qenë e pranishme sot në Vorë krah protestuesve, bashkë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe deputetët demokratë.

E pyetur për protestën nga “Tirana Today”, Duma i ka dhënë një përgjigje Edi Ramës, “Politikat nuk bëhen pasi njerëzit dalin në rrugë. Këto nuk janë politika. Këto janë të provojmë sa mban populli, të tallemi deri në denigrim me atë fjalorin që keni dëgjuar të gjithë në Parlament se ky populli ngrihet, dhe pasi populli ngrihet tregohet që ulesh ti”.

Protesta e qytetarëve ditën e sotme në katër akset kryesore, Çermë, Vorë, Milot dhe Bradashesh kaluan pa incidente.

Të fundit