Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Video/ “Jemi vetëm në fillim”, Rama publikon videon e mjekut nga New York: Tragjedi si ajo në Itali
Kryeministri Edi Rama publikoi një video në Facebook, ku shfaqet një mjek në New York që jep një intervistë lidhur me situatën e koronavirusit. Rama shkruan se “New York kërthiza financiare e planetit po përballet me mundësinë e një tragjedie italiane. Këtë video ta shohin sidomos ata që i quajnë të vonuara, përpjekjet tona të vazhdueshme për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit”, shkruan Rama.
Ndërkohë, mjeku ndër të tjera theksons e situata është shumë e rëndë. Ai thotë se “ky është vetëm fillimi” ndërsa tregon se pandemia do të vijojë të përhapet. “Ndjesia është shumë e ndryshme këtë javë, në krahasim me javën e kaluar dhe sinqerisht, mendoni për faktin që rasti ynë i parë në qytetin e Nju Jorkut ishte më 1 mars, vetëm pak më shumë se tre javë më parë. Të mendosh se do të jemi në gjendje të heqim këto masa kufizuese për Pashkë, në dy a tre javë, më duket tepër deluzive.
Ajo që dimë është se sipas llogarive matematikore, numri i rasteve do vazhdojë të rritet, jemi vetëm në fillim të këtij shpërthimi. Mund ta ndjesh këtë, është e prekshme për vijën e parë në departamentin e emergjencës. Lidhur me materialet, a keni gjithçka që ju duhet? Po marr shumë mesazhe nga infermierë dhe doktorë nga gjithë spitalet e Nju Jorkut me shembuj shumë specifikë të materialeve që u mungojnë”, thuhet ndër të tjera në video.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/353507448876995/