Flash News

KRYESORE

Video/ “Ke 59 sekonda kohë”/ Pas darkës, Rama shëtitje dhe batuta me Vuçiç në rrugët e Novi Sad: Edi is the guy

Video/ “Ke 59 sekonda kohë”/ Pas darkës, Rama
Pas darkës së organizuar për dy liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Edi Rama dhe Zoran Zaev nga presidenti serb Vuçiç dhe kryeministrja Brnabic, ata janë parë duke shtirur natën vonë nëpër rrugët e qytetit Novi Sad. Duke shkëmbyer edhe batuta mes tyre ata kanë treguar rëndësinë e këtij takimi. Vuçiç i kaloi menjëherë fjalën kryeministrit Rama, duke thënë: Edi is the guy. “Është mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë evropianë. Kjo është e gjitha”, u shpreh Rama më pas, duke shfrytëzuar 59 sekondat që i vuri në dispzocion gazetarja. Këto imazhe u publikuan në faqen zyrtare në instagram të presidentit serb. Ata janë bërë pjesë e takimit për krijimin e një "Shengeni të vogël", si propozim i Vuçiç. Qëllimi është integrimi më i mirë të tregjeve në rajon, heqja e pengesa doganore për mallrat dhe lëvizja e lirë e njerëzve.

Të fundit