Flash News

KRYESORE

Video/ Mesazhi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Të përkushtuar të krijojmë një drejtësi të lirë

Video/ Mesazhi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Të

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet një statusi në Faceboook e ka bërë të qartë se qeveria amerikane është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. në Shqipëri, SHBA bën me dije se do të shtojë përpjekjet për një sistem drejtësie që është transparent, pasi kjo është ajo që shqiptarët meritojnë.

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003.

Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, efiçent  dhe të lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni”,

Pak më përpara pati një takim mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe katër ambasadorëve të huaj në vendin tonë, ambasadori gjerman, Peter Zingraf, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Leyla Moses-Ones, ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe ai i BE-së, Soreca, zhvilluan një takim me kreun e opozitës pasditen e sotme, në zyrën e këtij të fundit. Temë e bisedës ishte diskutimi për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe situata politike në vend.

Të fundit