Flash News

KRYESORE

Video/ Rakipi vë në siklet Ballën: Je kapur me presh në dorë

Video/ Rakipi vë në siklet Ballën: Je kapur me presh në

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se rezoluta e PS për presidentin ka rëndësi specifike, sepse qartëson dhe rishpreh që në republikë institucioni më i lartë është kuvendi. Në emisionin “Dritare me Rudinën”, ai shtoi se në fillim të shtatorit, vendi do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Por aty ka ndërhyrë gazetari Ylli Rakipi, i cili i kujtoi se në 2017 zgjedhjet kanë qenë jo të ndershme e ka pasur raste të shitjes së votave. Por tani e vërteta ka dalë në shesh.

Debati

Ylli Rakipi: E marrim që ti je ligji vetë…

Taulant Balla: As ligji, as drejtësi

Ylli Rakipi: Kryetari partisë suaj i ka bërë letra për dialog Lulzim Bashës, pse nuk dialogon tani që Presidenti thotë hajde bëni dialog?

Taulant Balla: Për çfarë?

Ylli Rakipi: Për krizën

Taulant Balla: S’ka krizë

Ylli Rakipi: Të parat i ke marrë siç po të dalin, me rri edhe këto t’i gëzosh (zgjedhjet)

Taulant Balla: Zgjedhje më të mira se në 2017 nuk ka pasur ndonjëherë Shqipëria

Ylli Rakipi: Si mo? Zgjedhje të mira? O Taulant me çamët e Dibrës…

Taulant Balla: Të lutem kujdes me fjalët se çamët janë njerëz të respektuar

Ylli Rakipi: Po normal, kam miq më shumë se ju mes çamëve

Taulant Balla: O Ylli unë ta qaj hallin, ore kur humbet analiza…

Ylli Rakipi: Mos i personalizo gjerat, se njeri nga ne do ngihet nga këtu…

Taulant Balla: Analiza politike bëhet duke hequr inate personale

Ylli Rakipi: Këto janë inate që ti ke blerë vota? je kap me presh në dorë.. Qetësi të madhe ke fituar Taulant, ruaju nga kjo qetësi…bëj kujdes…çka të gjallë mbi këtë tokë i blen ai (Rama) tani i kanë dalë lakrat as me Zotin nuk i mbulon dot më ai..

Taulant Balla: Unë nuk pranoj të fyeni Juncker

Ylli Rakipi: Ky është i qetë fare

Taulant Balla: Vij nga një takim elektoral në Gramsh ndaj jam i qetë

Ylli Rakipi: Çfarë të thanë?

Taulant Balla: E rëndësishme është që popullit nuk ia heq njeri të drejtën për të votuar

Ylli Rakipi: Ore je bërë kaq i urtë ti, duket se kjo marrëveshja e fundit ju shpëtoi…me këtë që bëri Meta flas

Taulant Balla: Lidhu me fallxhoren dhe pini një kafe…

Të fundit