Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Video/ Rikthehet Adi Krasta: Reagimi është zgjidhja, shteti joekzistent pas tërmetit
Gazetari Adi Krasta ka dhënë një mesazh të fortë nga Prishtina, ku në televizionin "T7" u dha seria e parë e emisionit të tij “A Show”. Pasi emisioni u mbyll në News 24 në Tiranë, ai gjeti hapësirën në kryeqytetin kosovar, ku në monologun e tij të famshëm tha se tërmeti i 26 nëntorit tregoi mosekzistencën e shtetit.
“Nëse fakti është një informacion i verifikueshëm, atëherë mosekzistenca e shtetit shqiptar pas tërmeteve është fakt. Dhe diletantizmi dramatik i qeverisjes, madje dhe nervozizmi i skajshëm në fytyrën e lodhur e të deformuar të saj
Shqipëria, edhe kur lëkundet nga tërmetet, edhe kur abuzohet nga fjalët e gjestet, edhe kur vidhet e tallet, është e njerëzve të zakonshëm. Një kryetar bashkie hajdut dhe mashtrues duhet ta dijë çfarë mendohet për të. Propagandë të shfrenuar ata, të vërtetën kokëforte ne. Në rrethana të jashtëzakonshme duhen marrë masa të jashtëzakonshme. Ndëshkimi për një krim ndaj popullit dhe atdheut, duhet bere edhe përtej votës. Vota tanimë është bërë e pamjaftueshme. Sikurse jetike dhe e pashmangshme të rrisim aktivizmin, përtej militantizmit të partive. Dikur ndaj një skandali publik kishte reagim njerëzor të menjëhershëm.”, tha Krasta.
Ai mendon se pafytyrësia populiste na ka bërë të pandjeshëm.
“Shoqëria shqiptare është e detyruar të reagojë mençurisht. Le ta kalojmë luftën mediatike online. Këto rrjete nuk mund të jenë terroriste vetëm kundër njeriut të ndershëm por pa pushtet.
Ka një zgjim të vëmendjes nga jashtë. Në një letërkëmbim me presidentin e Parlamentit Evropian David Maria Sassoli, ai dha garanci se është shumë i ndjeshëm për standardet demokratike në vend. Por ne e dimë se reagimi i brendshëm është zgjidhja.”
Gazetari kërkon që ky pushtet pushtues të thërrmohet.
“30 vjet është shumë për të kuptuar se ky vend do ketë një fund të trishtë nëse shqiptari i zakonshëm nuk do reagoje fort për demokracinë, ligjin dhe llogaridhënien. Një fund vjen natyrshëm. Por nuk duhet të na mjaftojë. Të bëjmë presion për rithemelimin serioz të Republikës. Ky atdhe duhet të prodhojë një zgjidhje të sigurt e afatgjatë.”