Flash News

KRYESORE

Video/ Rojet bregdetare në SHBA aksion në Paqësor për të ndalur nëndetësen me rreth 8 ton kokainë

Video/ Rojet bregdetare në SHBA aksion në Paqësor për

Një aksion i fuqishëm i efektivëve të SHBA është kryer në det të hapur, me qëllim kapjen e një nëndetëseje me 7.7 ton kokainë.

Mësohet se aksioni u zhvillua në 18 qershor në Oqeanin Paqësor Lindor.

Në një video të publikuar në youtube dëgjohet një anëtar i ekuipazhit që pikas anijen gjysmë të zhytur, duke bërë thirrje që të ndalej.

Anëtarët e rojës pastaj hidhen në anijen nëndetëse, duke e detyruar përfundimisht që të hapet për të zbuluar më pas kontrabandistët brenda.

Vlera totale e kokainës së gjetur është rreth 232 milion dollarë.

Në katër vitet e fundit, ka pasur një rritje të karteleve të drogës nga Amerika Qendrore dhe Jugore duke përdorur këto anije gjysmë të zhytura, tha komandanti i komandës, Stephen Brickey për CNN.

https://www.youtube.com/watch?v=zGJ6YZhqvks

Të fundit