Flash News

KRYESORE

Video: Sherri në stërvitje, trajneri dënon dy lojtarët e Kosovës

Video: Sherri në stërvitje, trajneri dënon dy lojtarët e

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, nuk toleron probleme në ekipin e tij. Ai ka reaguar menjëherë pas sherrit ndërmjet Benjamin Kolollit dhe Edon Zhegrevës. Të dy u kapën mes tyre në seancën e së premtes.

Tekniku ka reaguar menjëherë dhe ka dënuar futbollistët e tij. Zvicerani ka lënë dy sulmuesit vetëm në mesin e fushës për t'u sqaruar. Numri një i stolit e ka të qartë se nuk duhet të ketë probleme para ndeshjes me Malin e Zi.

Sfidë shumë e rëndësishme kjo, pasi Çekia fitoi me Anglinë 2-1 duke vështirësuar shumë situatat për Kosovën. Ekipi "Dardan" duhet të fitojë 3 ndeshjet e mbetura që të pretendojë kalimin. Ata do të luajnë kundër Malit të Zi, Çekisë dhe Anglisë.

https://streamable.com/yncpg

Të fundit