Flash News

KRYESORE

Video/ Takon Metën dhe liderët e Kosovës, Bill Clinton shpërfill Edi Ramën

Video/ Takon Metën dhe liderët e Kosovës, Bill Clinton

Sot, në Prishtinë u mbajt ceremonia e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Të pranishëm ishin personalitete të njohur të huaj e vendas, si ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton,  Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madaline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark, por edhe liderët nga Shqipëria.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Madje, ata janë parë krah njëri-tjetrit, ndërsa në mes tyre qëndronte ulur gjatë fjalimeve Kadri Veseli, kreu i Kuvendit të Kosovës.

Pas fjalimit emocionues të Clinton, ai ka përshëndetur edhe një nga një personalitetet e pranishëm, por ajo që ra në sy është se ish-presidenti amerikan shpërfilli (me apo pa qëllim, kjo nuk është e qartë) kryeministrin shqiptar, Rama.

Shihni videon:

Të fundit