Flash News

KRYESORE

Video/ Ylli i Ajaksit shuplakë shokut gjatë festimit, por pajtohet me një puthje

Video/ Ylli i Ajaksit shuplakë shokut gjatë festimit, por pajtohet me
Ajaksi fitoi me rezultatin 3-0 kundër Lille-s në “Amsterdam Arena” në mbrëmjen e djeshme. Ndërsa futbollistët po festonin, kameramanët filmuan një episod mjaft gazmor. Protagonistë ishin kapiteni i ekipit, Dusan Tadic dhe mesfushori anësor David Neres. Ndërsa serbi po përgëzonte shokët, ai i dha një shuplakë Neres-it, me këtë të fundit që i ngriu buzëqeshja në fytyrë. Vetë Tadiç nuk e priste që ta lëshonte dorën aq shumë, por e rregulloi menjëherë gabimin, duke i dhënë një puthje në faqe shokut. kështu, mëria iku sa hap e mbyll sytë.

Të fundit