Flash News

KRYESORE

Vokshi: Rama, armiku numër një i gazetarëve; po kap AMA-n duke emëruar mercenarët e tij partiakë

Vokshi: Rama, armiku numër një i gazetarëve; po kap AMA-n duke

Në një dalje nga selia blu, ish-deputetja dhe ish-kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi,  tha se Rama po merr nën kontroll të plotë një tjetër organ të pavarur me ligj, Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Sipas Vokshit, kryeministri Rama nuk ka reshtuar asnjë ditë të tij në qeverisje sulmet direkte ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë.

Ajo hodhi akuza ndaj kryeministrit, edhe kur tha se po emëron mercenarët e tij partiakë në krye të AMA-s, duke e politizuar këtë institucion.

Në kohën që Komisioni i Venecias ndodhet në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi dy ligjet e censurës mediatike që kërkojnë të vendosin nën diktat edhe mediat online, Edi Rama po kërkon të vërë nën kontroll të plotë edhe institucionin tjetër kyç në zbatimin e ligjeve të censurës, Autoritetin e Mediave Audiovizive. Përmes një procedure korruptive, Edi Rama po emëron në krye të AMA-s rrogëtarët e zyrës së tij.

Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh.

Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median.   

Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve”, tha ndër të tjera Vokshi.

 

Të fundit