Flash News

KRYESORE

Vrasja e 116 kosovarëve nga forcat serbe, Thaçi: S’do ndalemi!

Vrasja e 116 kosovarëve nga forcat serbe, Thaçi: S’do ndalemi!

Sot bëhen 19 vite që nga vrasja e 116 civilëve të pafajshëm nga forcat serbe. Presidenti i Kosovës, teksa ka kujtuar të ndjerët, shprehet se institucionet e Kosovës nuk do të ndalin asnjëherë zërin për zbardhjen e këtyre krimeve.

“Sot i kujtojmë 116 civilë të pafajshëm të vrarë nga forcat serbe para 19 vjetësh në Studime të Vushtrrisë. Si institucione të Republikës së Kosovës, nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i personave të pagjetur. Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Lavdi të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri!”, shkruan Thaçi në Facebook.

Të fundit