Flash News

KRYESORE

Vrasja e administratorit në Kotë, arrestohen tre autorët e dyshuar

Vrasja e administratorit në Kotë, arrestohen tre autorët e

Një ditë pas ngjarjes, policia njofton se ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar për vrasjen e administratorit të Njësisë Administrative Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka.

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, si dhe ka shpallur në kërkim edhe një tjetër të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit A. B., 19 vjeç dhe A. Gj., 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar:

  • N.B., 30 vjeç (arrestuar).

    • J.B., 22 vjeç (arrestuar).

    • A.B., 19 vjeç (arrestuar).

    Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake"

Të fundit