Flash News

KRYESORE

Vrasja e ish-të dashurit mund të fundosë edhe ‘mollën e sherrit’, Marsida Qatja po hetohej prej muajsh nga Prokuroria

Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve mund të fundoset edhe vetë pas ngjarjes së mesnatës në Kavajë, ku u vra ish- i dashuri, Dritan Haxholli nga i njohuri i saj, Shefi i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, Bledar Toci, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga viktima, aktualisht nën arrest.

Sipas ‘news 24’, edhe vetë 30-vjeçarja rrezikon të fundoset pas këtij krimi të ndodhur në banesën e saj në lagjen nr.2 , pasi ajo bashkë me motrën e saj ishte nën hetim nga prokuroria e Kavajës për mashtrim.

Ajo kishte nën administrim një agjenci udhëtimi në Kavajë dhe dyshohej se bashkë me të motrën u shiste bileta fiktive disa personave, dhe duke përfituar prej tyre shuma parash pa u ofruar në këmbim shërbimin.

Pas kësaj ngjarjeje, Qatja rrezikon të vihet nën akuzën bashkë me familjaret pasi mendohet se ka përfituar miliona nga shitja e biletave fiktive. Po ashtu, paralelisht janë marrë disa dëshmi të personave që kanë rënë pre e mashtrimit.

Ndërkohë, mësohet se krimi  i rëndë ka ndodhur në prani të tre fëmijëve të saj të mitur, ndërsa bashkëshorti i saj ishte i dënuar në një burg në Gjermani.

Viktima, Haxholli ishte i divorcuar dhe kishte patur lidhje jashtëmartesore me Marsiqa Qatjan. Disa javë më parë mësohet se ata ishin ndarë, por viktima nuk e pranonte ndarjen, duke sjellë edhe konfliktin që i mori edhe jetën.

[caption id="attachment_324493" align="alignnone" width="540"] Dritan Haxholli, viktima[/caption]

Të fundit