Flash News

KRYESORE

PD në përgatitjet e fundit për protestën e Kavajës, Basha zhvillon sot mbledhjen e rëndësishme

PD në përgatitjet e fundit për protestën e Kavajës,

Partia Demokratike është duke bërë përgatitjet e fundit për protestën e kësaj të diele në Kavajë, për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Lulzim Basha do të zhvillojë në orën 12:00 një mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së ku do të shpaloset strategjia e protestës së 7 majit. Në mbledhje do të jenë të pranishëm edhe një pjesë e sekretariatit të PD-së.

Opozita ka njoftuar se protesta në Kavajë do të jetë kombëtare për të dhënë mesazhin se banorët e këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë nuk do të lihen në dorën e kriminelëve, por do të votojnë të lirë.

Të fundit