Flash News

KRYESORE

Zhdekretimi i zgjedhjeve botohet në Fletoren Zyrtare, KQZ thërret mbledhjen pa dakordësinë e kryetarit

Zhdekretimi i zgjedhjeve botohet në Fletoren Zyrtare, KQZ thërret

Ndonëse një ditë më parë zhdekretimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit është publikuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon të mbajë një tjetër qëndrim, duke mos e njohur vendimin e presidentit.

Katër anëtar të KQZ, zv.kryetari Denar Biba dhe asnëtarët Bledar Skenderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri kanë thirrur sërish një mbledhje sot, edhe pa dakordësinë e kryetarit, Klement Zguri.

“Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019””, thuhet në njoftimin e KQZ.

Të fundit