Flash News

KRYESORE

Zheji ‘thumbon’ kolegët nga protesta e gazetarëve: Nuk shoh drejtues emisionesh, ndoshta merren me palestër a lifting

Zheji ‘thumbon’ kolegët nga protesta e gazetarëve: Nuk

Gazetari dhe moderatori Artur Zheji e ka cilësuar paketën anti shpifje si një metodë për të mbjellë frikë dhe sipas tij nëse miratohet nga qeveria do të korrë frikë te fjala e lirë.

Në një prononcim për ‘News 24’, Zheji u ndal edhe te pjesëmarrja e pakët e kolegëve të tij gazetarë në këtë protestë, që sipas tij nesër do t’i prekë të gjithë.

“Jemi shumë pak është një protestë e mirë. Nuk është për tu shqetësuar gjithsesi sepse se jo rrallë herë pakica ka patur të drejtë dhe një shumicë fiktive vendos në emër të të gjithëve.

Sot po bëhet turp tjetër mbi lirinë e munguar të medias. Mund të ketë një akt tjetër final, shoh pak kolegë drejtues emisionesh, ndoshta merren me sport, palestër, lifting që nuk i përkasin përmbajtjes së gazetarisë, me vjen keq për këtë.

Jemi një popull që kemi pak kohë nga pushimi diktatorial, s’kemi ndërgjegjen e duhur me atë që na i bëjnë në çdo fushë, edhe kur na bllokojnë rrugën pa na thënë fare, kur fëmijët tanë hanë ushqime të skaduar, cdo gjë është e manipulueshme nga një pushtet qendror. ne do rezistojmë.

Ky ligj është llogaritur të mbjellë frikë dhe mund të korrë frikë. Shtron nënshtrimin, pushtetin e një personi dhe disave që e ndajnë tortën e interesave me të”, tha Zheji.

I pyetur mbi rolin e AMA-s në këtë proces, Zheji tregon rrugën sipas tij që do ndiqet udhëzuar nga kryeministri Rama.

“Në mëngjes Rama çohet herët, hap shtypin, nuk do i pëlqejë një shkrim ose opinion do çojë SMS kreut të AMA dhe thotë ndëshko filan person ose portal. Do marrë juristen që do formulojë një paçavure dhe do u kërkojë bankave për të llogaritë financiare të personit ose portal duke e njoftuar për mbyllje. Në gjykata do jetë një beteje e humbur dhe shumica do ulë kokën. Nga pjesëmarrja nuk shoh një frymë rebeluese”, tha gazetari.

 

Të fundit