Flash News

KRYESORE

Zjarri i madh në Jorgucat, bllokohet rruga. Arrestohet piromani 27-vjeçar

Vatra e zjarrit e rënë pasditen e djeshme në Malin e Gjerë, pranë fshatit Jorgucat është ende aktive. Forca të shumta zjarrfikëse po vazhdojnë përpjekjet prej orësh për të vënë në kontroll flakët. Në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter. Ndërkohë sot pasdite raportohet se herë pas here ka qenë e bllokuar edhe rruga Qafa e Muzinës-Jorgucat, për shkak të situatës së krijuar nga zjarri. Dhjetra automjete kanë pritur në radhë.  

Nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit Ermal Isaraj, 27 vjeç, banues në fshatin Humelicë, Gjirokastë, sepse në datë 08.08.2017 dyshohet se ka vendosur zjarr në tokën e tij, në vendin e quajtur “LUFAT”, në fshatin Humelicë, por ska mundur ta kontrolloj dot zjarrin dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe prej gjashtë dylym me shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të fundit