Flash News

KRYESORE

Agjenti i Hysajt i bën presion Napolit: Nuk do presim gjithë jetën për ju

Agjenti i Hysajt i bën presion Napolit: Nuk do presim gjithë

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, i ka bërë presion Napolit në lidhje me rinovimin e kontratës së shkodranit. Ai ka folur për Radio Kiss Kiss, ku ka paralajmëruar se nuk do e presë gjatë vendimin e klubit italian.

“Elseidi po rikthehet në nivelet që luante me Sarrin. Mendoj se ai ka rifituar besimin e munguar dhe kjo ia shton besimin te cilësitë që ka. Trajneri Gattuso po tenton ta rikthejë në formë".

"Për kontratën kemi biseduar javën e kaluar. Në jetë duhet t’i respektosh njerëzit dhe lojtarët që kanë dhënë shumë. Nuk mund të presim gjithë jetën Napolin. Mund të zgjedhim edhe të mos rinovojmë dhe të largohemi në verë. Duhet vendim shpejt. Kjo do e qetësonte lojtarin“, ka deklaruar Giuffredi.

Të fundit