Flash News

KRYESORE

Akuzat e PD se ka qenë i dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku Ismailaj: Jam i hapur për çdo lloj verifikimi

Akuzat e PD se ka qenë i dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku

Vjen reagimi i parë i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, pasi PD e denoncon si të dënuar më parë në Greqi, çka nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

I pyetur nga mediat pas prononcimit lidhur me ngjarjen e rëndë, ku tre të rinj kanë mbytur një 50 vjecare në banesën e saj gjatë një grabitje, kryebashkiaku tha se është i hapur për çdo lloj verifikimi.

“Jam i hapur për çdo lloj verifikimi, unë punoj si kryetar. E kam deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit. Nuk jam ndaluar asnjëherë nga policia greke”, tha Ismailaj.

I pyetur nëse udhëtimi i tij dy javë më parë në Greqi kishte lidhje me këtë denoncim, kryebashkiaku i PS tha se kishte të bënte me çështjet e tij familjare.

“Kam motrën në Greqi. Në asnjë rast nuk kam qenë në kushtet e ndalimit nga shteti grek”, tha Ismailaj.

Të fundit