Flash News

KRYESORE

Ansi Agolli bëhet baba për herë të parë: Mirëserdhe mes nesh biri im

Futbollisti i kombëtares  shqiptare, Ansi Agolli, ditën e djeshme është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i kombëtares nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Mirëserdhe mes nesh biri im. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë” ka shkruajtur Agolli në ‘Instagram’.

Kujtojmë se Ansi Agolli luan prej disa vitesh tek skuadra Qarabag në Azerbajxhan.

Të fundit