Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Anulimi i zgjedhjeve/ Idrizi: Dekreti i Presidentit Ilir Meta ka ndihmuar në radhë të parë Ramën
Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka qenë i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e Televizionit Neës 24, ku ka folur për situatën aktuale politike. Idrizi tha se dekreti i Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve është një mundësi shumë e mirë për zgjidhjen e krizës politike. Ndërsa në lidhje me zgjidhjen e krizës politike, Idrizi tha se opozita e ka dhënë zgjidhjen me zgjedhjet e parakohëshme.
“Kemi një qeveri që doli nga zgjedhje të kontestuara. Këtu qeveris portali i Ramës, institucionet s’bëjnë gjë tjetër veçse i kthejnë përgjigje portalit. Kemi një parlament kukull, ndërsa sistemi drejtësisë është drejt kapjes. Jemi sot pa Gjykatë Kushtetuese, kemi një ekonomi që po shkon në drejtim të paditur, 2,2 mld euro kanë shkuar në drejtim të paditur. Nga ana tjetër është e pamundur të bëhen zgjedhje vetëm me një parti. 30 Qershori dhe dekreti i Presidentit janë një mundësi shumë e mirë për zgjidhjen e krizës politike. Kush janë zgjidhjet politike? Opozita e ka dhënë zgjidhjen: Në momente krizash vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, ndryshe do rrëshqasim”, tha Idrizi.
Sipas kreut të PDIU-së, dekreti i Presidentit Ilir Meta ka ndihmuar në radhë të parë Ramën, pasi ky i fundit do të hynte i vetëm në zgjedhje si diktatori Hoxha.
Sipas Idrizit: “Dekreti i Presidentit në radhë të parë ka ndihmuar Edi Ramën, po të marr variantin që do hynte në zgjedhje si Enver Hoxha. Në çfarë situatë do ishte Shqipëria? E shoh si një shteg për turistin Rama që t’i thërrasë arsyes. Fakti që nuk ka dekretuar një datë tjetër, Presidenti i ka lënë shteg gjetjes së një zgjidhje politike”.