Flash News

KRYESORE

Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali

Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali

Një shqiptar i dënuar në Itali është vënë në pranga. Sipas policisë, 46-vjeçari Ermal Daci, nga Tirana, është i dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për trafik femrash për prostitucion.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Gjykata e Napolit në Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg.

Specialistët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë kontrolllit të dokumentacionit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit kanë konstatuar dhe kapur një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Ermal (Alberto)Daci 46 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit në Napoli e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

 

 

Të fundit