Flash News

KRYESORE

Balla në Gjermani tenton t’i shpjegojë deputetëve gjermanë si bëhen zgjedhjet pa opozitën

Balla në Gjermani tenton t’i shpjegojë deputetëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Gjermani, ku po zhvillon takime me deputetë të koalicionit qeverisës gjerman e të partive të tjera. Temë e bisedës është hapja e negociatave për në BE për Shqipërinë, e gjithashtu edhe kriza politike që ka përfshirë vendin.

Kreu i grupit parlamentar të PS u takua me deputetët Mark Hauptmann, Axel Müller, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer. Në takimin me Hauptmann, njëkohësisht dhe anëtar i delegacionit gjerman, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, u diskutua mbi raportin e progresit te Komisionit Evropian

Hauptmann vlerësoi maksimalisht ecurinë e reformës ne drejtësi. “Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutës nuk duhet të vihet në dyshim nga asnjë palë. Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar. Kjo është demokracia. Por nuk është e drejtë të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë te jashtëm në një shtet të pavarur dhe demokratik”, u shpreh Hauptmann.

Në takimin me deputetwt Nikolas Lobel dhe Axel Müller u diskutua mbi procedurat që do të ndjekë Bundestagu gjerman për shqyrtimin e vendimit për fillimin e bisedimeve.

Zoti Muller vlerësoi se qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia e Veriut kane plotësuar detyrat e lëna nga qershori i vitit të shkuar në Këshillin Evropian. “Ka një vlerësim pozitiv edhe këtu në Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjatë 2019”, deklaroi Muller.

Të fundit