Flash News

KRYESORE

Basha mes njerëzve në Durrës, ish-presidenti-Ramës: Ju i mblodhët masivisht në kulmin e pandemisë

Basha mes njerëzve në Durrës, ish-presidenti-Ramës: Ju i

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama postoi një foto të kreut të PD, Lulzim Basha nga takimi mes njerëzve në Kënetë të Durrësit, e ku shkruante: Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni.

Nishani i përgjigjet kryeministrit, duke i kujtuar punimet e Kongresit të PS në 28 shkurt të këtij viti, pak ditë pasi u zyrtarizua rasti i parë me coronavirus në Shqipëri (në 8 mars).

“Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterrin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!!

Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve , Gangsterri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!

Keqbërësit duhet të kenë frikë !

Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !

Kombi nuk e pranon tradhtinë !

Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut !”, shkruan Nishani.

Të fundit