Flash News

KRYESORE

Basha për atentatin: Krimi nuk e ka frikë shtetin, në krah të prokurorëve dhe policisë

Basha për atentatin: Krimi nuk e ka frikë shtetin, në krah

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mendon se atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja tregon se tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Ai e konsideron këtë si ngjarjen më të rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend.

“Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht.”, shkroi Basha në Facebook, ndërsa kërkoi që të zbardhet sa më parë dhe të vihen përpara drejtësisë autorët dhe porositësit e këtij krimi mafioz.

“Kjo është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit.”, shtoi ai.

Basha inkurajon çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij.

“E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarëpopullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit.”, përfundoi Basha.

Të fundit