Flash News

KRYESORE

Basha i tregon ‘vijën e kuqe’ Ramës: Ke 48 ditë kohë përpara luftës totale dhe marrjes së kontrollit fizik të vendit

Basha i  tregon ‘vijën e kuqe’ Ramës: Ke 48 ditë

Lulzim Basha i është përgjigjur sot afatit të vendosur nga kryeministri Edi Rama se “PD ka 48 orë kohë për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit”. Duke e konsideruar këtë si një kërkesë që opozita të bëhet alibi e teatrit të kukullave, Basha i vendosi afatin e tij Ramës. Kreu i opozitës tha se kryeministri ka 48 ditë kohë përpara se të shpallet lufta totale dhe qytetarët të marrin kontrollin fizik të vendit.

“Paskemi 48 orë për t’u bërë alibia e teatrit të kukullave, që asgjë të mos ndryshojë, që kriminelët të jenë në Parlament, në krye të bashkive, që pasuritë të grabiten. Përgjigjja ime është kjo: ke 48 ditë përpara se të shpallim luftën totale për asgjesimin e Republikës së Vjetër.

Mosbindja civile, bashkimi i shqiptarëve me çdo formë dhe mjet demokratik, i cili do të përshkallëzohet më 7 maj në çlirimin e kryeqytetit të lirisë, Kavjës. Mosbindja civile do të shtihet në çdo qytet, fshat dhe lagje dhe do të përshakllëzohet më 18 qershor, ku shqiptarët do të marrin kontrollin fizik të vendit.

Prandaj harroje se mund të blesh PD-në dhe këtë bashkim qytetarësh”, paralajmëroi Basha.

Kryedemokrati sulmoi edhe partitë e vogla të cilat janë regjistruar në KQZ, kryetarët e të cilave i konsideroi mercenarë të Edi Ramës.

Të fundit