Bota

Sulm me armë në një sinagogë në Jerusalem, 7 të vdekur e disa të plagosur

Sulm me armë në një sinagogë në Jerusalem, 7 të

Policia izraelite thotë se të paktën shtatë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat në afërsi të një sinagoge në Jerusalem të premten. Sipas policisë, autori i dyshuar u vra më vonë nga forcat e policisë.

“Si rezultat i sulmit me të shtëna, u konstatua vdekja e 7 civilëve dhe 3 të tjerë u plagosën”, tha policia, shkruan CNN.

Sulmi ndodhi rreth orës 20:15 me orën lokale, pranë një sinagoge në rrugën Neve Yaakov, sipas një deklarate të policisë, e cila shtoi se sulmuesi i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet dhe u vra pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Policia e identifikoi personin e armatosur si një 21-vjeçar, banor i Jeruzalemit Lindor, duke thënë në një deklaratë se ai dukej se kishte vepruar i vetëm. Jerusalemi Lindor është një zonë kryesisht palestineze e qytetit, e cila u pushtua nga Izraeli në 1967.

Incidenti vjen mes tensioneve të larta, një ditë pasi forcat izraelite vranë nëntë palestinezë dhe plagosën disa të tjerë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.  

Të fundit