Flash News

Bota

Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si president.

Trump, me një kostum të zi, së bashku me zonjën e parë në ikje Melania Trump, doli në një tapet të kuq për të folur shkurtimisht me gazetarët, e më pas hipi në Marine One, për t'u nisur për në Florida.

Trump u tha gazetarëve se presidenca ishte një "nder i madh" dhe se shpresonte se nuk është një lamtumirë afatgjatë. Marine One bëri një xhiro përfundimtare mbi Uashingtonin - përfshirë Kapitolin, ku përgatitjet e inaugurimit të Biden janë duke u zhvilluar.

Ndërsa Trump vazhdon të refuzojë të pranojë rezultatet e zgjedhjeve, ai gjithashtu ka refuzuar të kontaktojë me presidentin e ardhshëm Joe Biden.

Mediat amerikane bëjnë me dije se Trump do të zhvendoset në Florida për të filluar jetën e tij post-presidenciale

Të fundit