Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Ish-diplomati në Ballkan dhe profesori në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Les, thotë se rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të bëhet një entitet i ri multietnik i përbërë nga “gjashtë shtete”, të lidhur ngushtë me BE-në, gjatë mandatit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joseph Biden. Les thotë se rajoni mund të bëhet një lloj “BE-goslavi“ gjatë administratës së Bidenit.

■ AstraZenca dhe Universieti i Oxfordit kanë pranuar se ka ndodhur një gabim gjatë testimit të vaksinës anti-covid dhe ky raport i këtyre gabimeve ngre pikëpyetje dhe dyshime të shumta në lidhje me rezultatet e shumë pritura.

■ Vladimir Putin thuhet se ka një vajzë të fshehtë adoleshente, nëna e së cilës është një sanitare e kthyer në milionere. Ajo raportohet të jetë Yelizaveta Vladimirovna, një 17-vjeçare e lindur nga një lidhje e gjatë midis Putinit dhe nënës së saj Svetlana Krivonogikh. Putini dhe Svetlana filluan lidhjen e tyre në fund të viteve 90'.

■  Rastet e koronavirusit në SHBA kanë arritur rekorde, me një mesatare prej më shumë se 176,000 në ditë gjatë javës së kaluar. Vdekjet po rriten, me më shumë se 2,200 të njoftuar çdo ditë të martën dhe të mërkurën, totali më i lartë ditor që nga fillimi i majit.

■ Ndërsa autoritetet gjermane regjistrojnë mesatarisht më shumë se 18,000 infeksione të reja në ditë, Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e shtetit ranë dakord për rregulla më të rrepta dhe një zgjatje të bllokimit të pjesshëm të vendit deri në dhjetor.

■ Një program pilot do të lejojë një numër të kufizuar udhëtarësh të udhëtojnë përtej Atlantikut në Romë nga Atlanta pa pasur nevojë për karantinë pas mbërritjes.

■ Një gjykatë turke dënoi të enjten qindra të pandehur të dyshuar për përfshirje në grushtin e shtetit të dështuar në 2016 me burgim të shumëfishtë, në kulmin e një prej gjykimeve më të rëndësishme masive në komplotin për të përmbysur liderin e vendit.

■ Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka krijuar rregullore të reja që lejojnë përdorimin e më shumë metodave për ekzekutimet federale, përfshirë skuadrën e pushkatimit dhe goditjen me korent. Rregulli i ri vjen ndërsa administrata nxiton të ekzekutojë pesë të burgosur më shumë para përfundimit të mandatit të Presidentit Trump.

■ Në një vendim 5 me 4, Gjykata e Lartë këtë javë hodhi poshtë kufizimet për pjesëmarrjen në shërbimet fetare në Nju Jork për të luftuar koronavirusin, duke zbuluar shkallën në të cilën Presidenti Trump ka transformuar gjykatën. Amy Coney Barrett dha votën vendimtare.

 

 

Të fundit