Bota

Protesta kundër diktaturës në Kubë, udhëheqësit e konsiderojnë provokim nga SHBA: Kanë punësuar mercenarë

Protesta kundër diktaturës në Kubë, udhëheqësit e

Mijëra kubanë kanë dalë në protesta të mëdha kundër qeverisë komuniste të të ishullit. Ata marshuan në qytete, përfshirë kryeqytetin Havana, duke thirrur: "Poshtë diktatura!".

Policia u kundërpërgjigj ndaj tyre me spraj piperi dhe dhunë. Kubanët janë të indinjuar nga rënia e ekonomisë, kufizimet në liritë civile dhe mënyra se si është trajtuar pandemia. Ditët e fundit janë regjistruar shifra rekord të infeksioneve.

Protestuesit kërkojnë një program më të shpejtë të vaksinimit ndaj Covid-19, raporton BBC. Vitin e kaluar, ekonomia e Kubës u tkurr me 11%, rënia e saj më e thellë në pothuajse tre dekada, si pasojë e pandemisë dhe sanksioneve amerikane të vendosura nga administrata Trump.

Mijëra mbështetës pro-qeveritarë gjithashtu dolën në rrugë pasi presidenti doli në televizion për t'i nxitur ata të mbrojnë revolucionin - duke iu referuar kryengritjes së vitit 1959 e cila shënoi nisjen e sundimit komunist.

Presidenti Miguel Díaz-Canel tha që protestat ishin një provokim nga mercenarët e punësuar nga SH.B.A. për të destabilizuar vendin dhe premtoi një "përgjigje revolucionare".

Diplomatja e lartë amerikane për Amerikën Latine, Julie Chung, shkroi në TWitter: "Ne jemi shumë të shqetësuar nga" thirrjet për të luftuar "në Kubë."

"Ne i qëndrojmë të drejtës së popullit Kuban për mbledhje paqësore. Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe dënojmë çdo dhunë", shtoi ajo.

Të fundit