Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Protestat në Britani, profesori shqiptar nga Londra: Klimë jo miqësore ndaj emigrantëve

Gjatë ditëve të fundit Britania është përfshirë nga trazirat, pas protestave të dhunshme kundër emigrantëve dhe myslimanëve. Kryeministri Starmer tha se po merren të gjitha masat për të vënë situatën nën kontroll. Mbi 400 persona janë arrestuar deri më tani.
Trazirat shpërthyen pas vrasjes ne thikë të tre vajzave në qytetin Southport dhe përhapjes në medias sociale të informacionit të rreme se autori ishte një emigrant mysliman i radikalizuar. Autoritetet thanë se autori i dyshuar ka lindur në Britani dhe se familja e tij ishte zhvendosur atje nga Ruanda.
Duke folur për Zërin e Amerikës,nga Londra, Prof. Andi Hoxhaj, në Kolegjin Universitar të Londrës tha se gjendja vazhdon të jetë e tensionuar dhe se në ditët në vazhdim priten protesta të tjera. Sipas tij, retorika ndaj emigrantëve është ashpëruar dhe ekstremi i djathtë në vend është përpjekur të forcojë edhe më shumë këtë klimë. Prof. Hoxhaj tha se përhapja e lajmit të rremë lidhur me autorin e dyshuar erdhi për shkak se në Britani mungon një rregullore e qartë për të parandaluar informacionet e rreme dhe se aktualisht qeveria po punon për një projekligjit të ri për të luftuar dezinformimin.
Zëri i Amerikës: Zoti Hoxhaj, si është situata sot? A është qetësuar gjendja?
Andi Hoxhaj: Situata tani është goxha alarmante për momentin, pritet të ketë mbi 100 protesta në ditët në vazhdim në shumë pika ku janë qendrat e emigrantëve dhe hotelet e emigrantëve për shkak se grupet e ekstremit të djathtë kanë qenë shumë të aftë për të mobilizuar të gjithë mbështetësit e tyre për t’i shtuar këto protesta dhe për të protestuar kundër emigrantëve, por gjithashtu për të protestuar edhe kundër qeverisë së re dhe shumica e këtyre mesazheve janë amplifikuar për shkak të rrjeteve sociale dhe çfarë ndodhi në Njuport afër Liverlpulit. Konteksti i kësaj është që shumica e mesazhit është dezinformues dhe problemi më i madh ka qenë se autori ishte në moshën 17 vjeçare dhe ligji britanik parashikon se kur je nën moshë nuk lejohet të jepen hollësi dhe ajo ka lejuar që të dezinformohet publiku.
Zëri i Amerikës: Retorika anti-emigrante duket se është bërë gjithnjë e më e përhapur në Britani vitet e fundit dhe disa kritikët thonë se kjo prirje ka ndikuar tek ashpërsimi i qëndrimit të mbështetësve të së djathtës ekstreme dhe në skena si ato që u panë gjatë fundjavës. Cili është mendimi juaj?
Andi Hoxhaj: Ekstremi i djathtë ka vazhduar të rritet dhe në zgjedhjet e fundit partitë e ekstremit të djathtë morën gati 4 milionë vota në Britaninë e Madhe, por për shkak të modelit se si ndahen mandatet, ata nuk mund të merrnin më shumë se 4 mandate në parlament. Retorika e tyre ka qenë shumë e ashpër dhe kjo ka qenë një nga ato episode ku ata janë munduar që të mobilizojnë të gjithë ndjekësit e tyre dhe për ta shtuar më tej. Por problemi që qëndron është se qeveria që ishte më përpara, qeveria konservatore për 14 vjet nuk ka patur një strategji që ta luftonte ekstremin e djathtë për shkak se shumë prej tyre, ishin votues të tyre që votuan për BREXIT dhe ajo ka shkuar në këtë spirale ku ne jemi këtu sot.
Aktualisht në Britaninë e Madhe pritet që parlamenti të thirret pavarësisht se ka shkuar me pushime që të bëhet një strategji se si mund të parandalohet sepse problemipër momentin është që çdo gjë është bërë në mënyrë reaktive, që ka ndodhur një problem dhe janë përpjekur për ta zgjidhë dhe një nga mesazhet për momentin është që të thirren mbi 6 mijë policë ekstra që mundet ta parandalojnë (përshkallëzimin e situatës). Por duhet një strategji dhe një debat shumë herë më i gjatë.
Zëri i Amerikës: Zoti Hoxhaj, dhuna nisi për shkak të një lajmi të rreme se autori i dyshuar i sulmit ishte një islamist radikal i cili sapo kishte mbërritur në Britani, lajm i cili u përhap me shpejtësi. Sa shqetësuese është çështja e përhapjes së dezinformimit në vend?
Andi Hoxhaj:Problemi është shumë i madh për arsye që kemi parë që kjo të rritet si prirje që gjatë kohës se BREXIT-it. Që kur ishte fushata e BREXIT që shumë nga mesazhet amplifikoheshin që ishin dezinformues që në shumë raste këto grupet merrnin mesazh dezinformues. Ne po mësojmë gjithashtu, pushtete si Rusia, Irani e kështu me rradhë po i amplifikojnë disa nga këto mesazhe kryesisht në këto grupe on line, por edhe në portale të ndryshme në Britaninë e Madhe dhe ajo duket që është goxha problematike.
Problemi gjithashtu është që ne nuk kemi patur një rregullore të saktë që mundet t’i parandalojë disa nga këto informacione dezinformuese dhe ky ka qenë edhe një nga ato problemet që pse është përhapur në këto masa. Qeveria aktuale është duke diskutuar që të sjellë një projektligj të ri dhe mendoj se ky është një debat që duhet bërë më gjerë. Siç e pamë edhe në samitin e NATO-s që u bë në Uashington, do bëhet një strategji që të gjitha vendet e NATO-s mund të parandalojnë disa nga lajmet dezinformues apo të kemi një strategji të përbashkët sepse duket që po bëhet përherë e më shumë problematike. E vetmja pozitive që është në Britaninë e Madhe në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Europian është që këtu nuk janë një fuqi e madhe politike dhe për momentin janë jo të fuqishëm, që mundet të kenë bllokada, por kjo nuk do të thotë që ne të ardhmen mund të behet akoma edhe më radikal.
Zëri i Amerikës: Kryeministri Starmer anuloi planin për depërtimin në Ruandë të emigratëve të paligjshëm dhe ka premtuar se do tu ulë emigracionin. Si është klima ndaj emingratëve në tërësi në vendin tuaj?
Andi Hoxhaj: Klima është jo miqësore ndaj emigrantëve, por edhe atyre që predikojnë islamin. Por kjo vjen për shkak sepse grupe të ekstremit të djathtë, por edhe qeveria konservatore, shumë nga problematikat që këtu kanë ndodhur për shkak BREXIT-it dhe sepse nuk është manaxhuar mirë ekonomia pas BREXIT-it, faji i gjithi u është hedhur emigrantëve, apo u është hedhur të huajve dhe kjo e ka rritur urrejtjen shumë herë më shumë kundrejt emigrantëve dhe një nga politikat që ka patur Partia Konservatore ishte që t’i kthente në Ruanda, por ajo më shumë ishte një politikë parandaluese që t’i kërcenonte emigrantët të mos vinin në Britaninë e Madhe, por problemi nuk është më shumë ardhja e emigrantëve në Britaninë e Madhe, por si ata duhet të integrohen në shoqëri dhe këtu ka patur një debat të gjerë për modalitetet e ndryshme. Besoj një nga problemet që duhet të zgjidhet në të ardhmen është se si mund të integrohen më shumë në shoqëri dhe si mund t’i parandalojmë disa nga këto konflikte sociale që ne po shikojmë në rrugët e Britanisë së Madhe këto ditë. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38