
Flash News
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
Shtetet në gjithë botën janë duke u përgatitur për mot ekstrem, më vonë gjatë vitit, meqë bota do të përballet me El Ninon – femonenin klimatik që nxit ciklone tropikale në Paqësor, ashtu sikurse shira të rrëmbyeshëm dhe rrezik për vërshime, në kontinentin amerikan dhe rajone tjera.
Të enjten, Administrata amerikane për Oqeane dhe Atmosferë, ka deklaruar se El Nino është duke ardhur.
Në tre vjetët e fundit, ky fenomen është dominuar nga fenomeni tjetër, La Nina. Shkencëtarët besojnë se ky vit është shqetësues.
Herën e fundit kur El Nino është shtirë në kapacitet të plotë ka qenë viti 2016, kur bota e ka regjistruar vitin më të nxehtë ndonjëherë. Meteorologët presin që El Nino këtë vit, i përzier me ndryshimet klimatike, do ta përballë botën me temperatura edhe më të larta.
Ekspertët janë të shqetësuar edhe se çfarë mund të ndodhë me oqeanet. Shtrirja e El Ninos nënkupton që ujërat në lindje të Paqësorit janë më të nxehta sesa zakonisht.
Mirëpo, edhe para se të niste El Nino, në maj, temperatura mesatare në det ka qenë 0.1 për qind më e lartë. Ky fenomen mund t’i bëjë kushtet klimatike edhe më ekstreme.
“Ne jemi në një territor të pashembullt”, ka thënë Michelle L'Heureux, meteorologe në Qendrën për Parashikime Klimatike.
Këtë vit, El Nino mund të rezultojë me humbje prej 3 trilionë dollarëve në nivel global, sipas një studimi të publikuar muajin e kaluar në gazetën shkencore Science, pasi moti ekstrem ndikon në prodhimet bujqësore, në prodhim të mallrave tjera dhe ndihmon në përhapjen e sëmundjeve.
Qeveritë në shtetet e cenueshme janë duke marrë shënime.
Peruja i ka ndarë 1.06 miliard dollarë për t’u përballur me dëmet e shkaktuara nga El Nino, derisa Filipinet – të rrezikuara nga ciklonet – e kanë krijuar një qeveri speciale për t’u përballur me atë që mund të ndodhë.
El Nino është fenomen natyror klimatik, i cili ngroh ujërat në temperatura jonormale në lindje të Paqësorit. Ai krijohet kur erërat që fryjnë në drejtimin lindje-perëndim, e ulin intensitetin, apo marrin drejtim të kundërt, duke e ndryshuar presionin e ajrit.
Megjithatë, shkencëtarët nuk janë 100 për qind të bindur që këto kushte rezultojnë me një fenomen të tillë. Në periudhën 2015-2016 – kur është regjistruar El Nino-ja më e fuqishme në histori – gjallesat dhe bimët nënujore e kanë pësuar keq.
Ujërat e ngrohta në lindje të Paqësorit barten më pas të atmosferë, duke nxitur stuhi. Në kohën e aktivitetit të El Ninos, jugu i Shteteve të Bashkuara përjeton mot të ftohtë dhe të lagësht, derisa pjesë tjera në perëndim të SHBA-së dhe Kanadasë, janë më të nxehta dhe më të thata.
Aktiviteti i uraganeve bëhet më i lëkundshëm, pasi stuhitë nuk arrijnë të formohen në Atlantik, për shkak të ndryshimit të drejtimit të erës. Mirëpo, ciklonet tropikale forcohen.
Disa pjesë në qendër dhe jug të kontinentit amerikan përballen me reshje të rëmbyeshme shiu, ndonëse rajoni i Amazonës, zakonisht vuan nga kushtet e thata klimatike.
Australia, në anën tjetër, përballet me të nxehtë ekstrem, thatësi dhe zjarre pyjore.
Ndonëse ndryshimet klimatike bëhen më të dukshme kur ndodh El Nino – me temperatura të larta, apo shira të rrëmbyeshme – ende nuk dihet saktë nëse ndryshimet klimatike ndikojnë në vetë fenomenin. Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse ndryshimet klimatike do ta ndryshojnë balancën në mes të El Ninos dhe La Ninas, për ta bërë më të shpeshtë, apo më të rrallë ndonjërin prej tyre./ REL
Të fundit


"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26