Bota

Tetë skiatorë gjenden të vdekur pas një orteku në Kaliforni

Tetë skiatorë gjenden të vdekur pas një orteku në

Tetë skiatorë janë gjetur të vdekur dhe një është ende i zhdukur, pas një orteku në malet e Kalifornisë veriore, thanë autoritetet.

Ortekët goditën zonën Castle Peak të Truckee në Kaliforni rreth 16 km në veri të Liqenit Tahoe, rreth orës 11:30 të mëngjesit sipas orës lokale të martën.

Tetë skiatorët e vdekur u gjetën me sinjalizuesit aktivë.

Grupi prej 15 skiatorësh në natyrë - të cilët ishin jashtë kufijve të resortit të skive - po ktheheshin nga një ekskursion tre-ditor kur goditi orteku, tha kompania organizuese e tureve Blackbird Mountain Guides.

Skiatorët e shpëtuar - përfshirë një guidë dhe pesë klientë - ishin strehuar në një strehë të improvizuar të bërë nga çarçafë prej katrani dhe komunikuan me autoritetet duke përdorur një sinjal radioje dhe mesazhe me tekst.

Të mbijetuarit gjetën tre të tjerë që kishin vdekur. Dy prej tyre nuk ishin në gjendje të ecnin për shkak të lëndimeve të tyre dhe u dërguan në spital, shtoi ajo.

Të mbijetuarit përfshijnë pesë gra dhe një burrë, thanë autoritetet.

 

Të fundit