Bota

Trump i jep medalje Grenell për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Trump i jep medalje Grenell për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Foto gjatë dekorimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombetare.

Njoftimin e ka bërë ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Ky ishte një nder i madh, veçanërisht sepse erdhi nga Donald  Trump i cili ka përdorur diplomacinë për të sjellë paqe në botë. Ai nuk ka filluar luftëra të reja, solli trupat amerikane në shtëpi, ndërtoi ushtrinë amerikane dhe ende nënshkroi marrëveshje paqësore”, shkruan Grenell.

Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve", ka thënë Trump në vendimin e tij.

Grenell u emërua i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi në tetor të vitit 2019, derisa po shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Të fundit